Sportistja e njohur e Kosovës martohet me futbollistin suedez

Reprezentuesja e Kosovës, Albana Arifi, është martuar me futbollistin suedez, Kalle Larsson.

Larsson luan në repartin e mbrojtjes.

Albana Arifi shquhet për nivelin e lartë si hendbolliste, e cila me sukses ishte paraqitur për kombëtaren e Kosovës për Botërorin 2021, kundër Austrisë dhe Italisë.

Image

Albana është rritur në shtetin suedez por me zemër gjithmonë të Kosova.

Albana sot ka bërë një postim emocional, duke uruar datëlindjen e babait të saj, Rushitit, i cili është krahu i djathtë i saj.

“Prej kur kam qenë e vogël, ti ke qenë gjithmonë prapa meje, kur s’kam ditë çka me bo e kur kom pas sukses. Gjithmonë aty, pa fjalë t’tepërta edhe t’tepërta, veç me zemër.

Kur kam lujt hendboll, kam ditë me t’thanë “bab, unë po e bëj punën, ti veç po e bën çka duhet si prind”. Ama tash, kur ka mbaru ajo pjesë, po e shoh që s’ka qenë hiç ashtu.

S’ke pas kurrfarë obligimi me më thirrë prej pune me më qit me vrapu.

E hiq s’ke pas detyrë me ardhë qindra kilometra larg, veç me më pa t’u lujt e me bë tifo në palestër.

Po ti i ke bë krejt,se zemra jote ashtu e ka.

Edhe sot je i njëjti. “Alba, a e ke pagu sigurimin?”  “Alba, a e ke ndërruar vajin e kerrit?”

“Alba, a e ke pa a t’vlen pasaporta?”

Faleminderit që je një babë i mirë. Faleminderit për krejt çka ke bë për mu, për Laurën dhe Arbërin, e tash edhe për Kallen, që e ke fut n’rrethin e “obligimeve” t’ua legjendare.

Na t’duam shumë, bab. Ma shumë se që mund me ta kallxu me fjalë”, ka shkruar Albana.

Duhet kujtuar se Albana është martuar në fund të muajit qershor.