Sot aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg ka marrë pjesë në një protestë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të popullit palestinez dhe për të kërkuar drejtësi për Gazën.
Protesta u organizua nga Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Paqen Ndërkombëtare “Solidarity Albania”.
Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Thunberg theksoi se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe se palestinezët po përdorin energjinë e fundit për të kërkuar ndihmë nga bota.
Ajo ftoi qytetarët të bashkohen në protestë për të kërkuar fundin e pushtimit të paligjshëm, apartheidit dhe gjenocidit ndaj palestinezëve.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se keni nevojë për kalcium
Florentino Perezi po shtyn për Michael Olisen, mund t’i kushtojë 160 milionë euro
Gjethet e dafinës të mira për tretje dhe kundër diabetit