Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë – Ekonomia Online

Juventusi vendos çmimin për shitjen e Edon Zhegrovës

Juventusi duket se është i vendosur për ta shitur përfundimisht në verë sulmuesin e krahut Edon Zhegrova.

Ylli i Kosovës nuk po zë vend në formacionin e Luciano Spallettit, andaj pritet të jetë një nga largimet e verës, me skuadrën bianconere që po përgatitet për një revolucion në ekip.

Sipas raportimeve të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, Zhegrova është një nga lojtarët që Juventusi synon ta shesë në verë dhe disa ekipe tashmë kanë shprehur interesim.

Juventusi, sipas këtyre raportimeve, është serioz për shitjen e Zhegrovës dhe i ka vendosur atij një vlerë prej 12-13 milionë eurove për kartonin e tij, pothuajse sa investimi i bërë kur u transferua vitin e kaluar.

Megjithatë, Zhegrova thuhet se po shpreson për një tjetër shans te Juventusi dhe do ta konsiderojë largimin vetëm nëse klubi italian ia bën të qartë se nuk është në planet për sezonin e ardhshëm.

Interesim për të thuhet se ka Evertoni, disa skuadra në Superligën Turke si Besiktas dhe Trabzonspor, si dhe në Francë nga Marseille.