Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar nga FIFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e Serbisë ndaj Andorrës. Ndeshja kualifikuese për Botëror u zhvillua më 10 qershor në Leskovc.
Serbët janë dënuar me 50 mijë franga zvicerane për sjellje diskriminuese dhe raciste dhe për shkelje të tjera. Në ndeshjen e ardhshme kualifikuese, atë ndaj Anglisë, Serbia do të ketë 15 për qind të stadiumit të zbrazët, që i bie 8100 shikues./koha



Të tjera
Jemi përgatitur për të gjithë skenarët, edhe për penalltitë
FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani
Kosova synon finalen e “play-off”-it për Botërorin 2026