Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi e shefi i EULEX-it Giovanni Pietro Barbano kanë zhvilluar takim, ku bashkë kanë folur për sundimin e ligjit në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Siç bëhet e ditur nga Prokuroria e Shtetit, gjatë këtij takimi, Kelmendi si ushtrues i detyrës së kryeprokurorit dhe shefi i EULEX-it zhvilluan diskutime, që ata i quajnë të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Konkretisht në këtë takim u diskutua për çështjet e interesit të përbashkët, përfshirë këtu rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, nevojën për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor, ku bën pjesë edhe sistemi prokurorial, si dhe ngritjen e koordinimit në çështjet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës|, thuhet në njoftim.
Kelmendi, ka potencuar se EULEX-i mbetet njëri nga partnerët më të rëndësishëm të institucionit të Prokurorit të Shtetit.



Të tjera
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit