Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), ka përfunduar trajnimi i realizuar nga ekipi britanik BMATT (British Military Advisory Training Team), trajnimi ka qenë i formatit rezident dhe ka pasur për qëllim përgatitjen dhe certifikimin e instruktorëve të kualifikuar në përputhje me standardet moderne të edukimit ushtarak.
I pranishëm në ceremoninë e certifikimit ishte Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Jonathan Hargreaves, Komandanti i KDS-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj, oficer e nënoficer të njësive të FSK-së.
Në njoftim thuhet se ky bashkëpunim dëshmon përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj profesionale në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe partneritetin e qëndrueshëm me Mbretërinë e Bashkuar.



Të tjera
Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara
SHBA heq disa sanksione ndaj naftës iraniane
Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit