Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 pranë shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ku një gruaje i është këputur nga qafa një zinxhir ari nga një person.
Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm prokurori i Krimeve të Rënda, Arben Hoti, i cili ndodhej jashtë detyrës zyrtare bashkë me një person tjetër.
Pasi kanë parë incidentin, ata kanë reaguar menjëherë duke ndjekur të dyshuarin deri në rrugën “Ilaz Agushi”, rreth 500 metra larg nga vendi i grabitjes.
Pas ndjekjes, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe ka arrestuar të dyshuarin, duke parandaluar arratisjen e tij dhe duke sekuestruar provat e mundshme.
Për momentin nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me identitetin e të arrestuarit apo detaje shtesë për rastin. /Telegrafi/



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave