Më 13 mars të këtij viti, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nën masa të rrepta sigurie pati vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Thaçi në një intervistë në Rubikon të Klan Kosovës tregoi për bisedën që pati me babanë e tij brenda hapësirave të QKUK-së.
“Babai dukej i rrënuar fizikisht, por nuk vërejta sfilitje shpirtërore, aftësia në të folur i ishte dobësuar shumë, pozitiv në ato pak gjëra që flisnim, i kishte ndodhur një përmirësim pothuajse imagjinar para largimit nga bota tokësore e cila tanimë ishte çështje jo ditësh por orësh. Me ne qëndroi mjeku, Kastrioti, gjatë gjithë kohës. I lutem Zotit dhe përulem me respekt për mjeket dhe gjithë stafin ndihmës që e mbajtën gjallë derisa u takuam”.
“Me përjashtim gjatë fëmijërisë sime të hershme dhe atë pa të keq nuk e kisha gënjyer, atë ditë u detyrova nga dashuria, që kur të largohesha të mos ndihej i braktisur, vdekja sikur nuk bënte pjesë në planet e tij mendore dhe të ndërgjegjes, edhe në ato orë ndjeva veç dashuri aspak dëshpërim”, tha Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.
Ish-presidenti tregoi se babai i tij, Haxhia, disa herë e pyeti se “A je kthy me shokët”, gjë për të cilën tha se “duhej t’i thosha ‘po’”.
“Disa herë me pyeti, ‘A je kthy me shokët?’, duhej t’i thosha, ‘Po’. U gëzua si fëmija. Derisa Lumja e ushqente me supë, dëshironte të fliste e të fliste me mua me gjithë fuqinë e mbetur. “Shumë mirë që qenkan lëshu krejt shokët”, e përsëriti disa herë atë ditë”, tha tutje Thaçi.
Më tej, Thaçi u shpreh se kur erdhi koah për t’u përshëndetur e që të largohej, babai të tij i tha se “po shkoj në Burojë, të pres atje për çaj”.
“Ishte i përmbushur. Kur erdhi koha për tu përshëndetur e që të largohesha me lehtë i thashë ‘Po shkoj ne Burojë të pres atje për çaj’, mu përgjigj, ‘shumë mirë, shko se edhe unë vij me kismet shpejt, nuk kam çka me nejt këtu’”, u shpreh Thaçi.



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave