Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur gruaja e zhdukur nga Prizreni për të cilin familjarët ditë më parë kishin raportuar rastin se nuk kanë pasur kontakt me të 2 muaj.
Ajo sipas raportimit kishte probleme të shëndetit mendor.
Policia ka bërë të ditur se ajo është gjetur më 24 korrik dhe i është kthyer familjes në gjendje të mirë shëndetësore.
“Menjëherë pas raportimit, Policia kishte hapur rastin si “Person i zhdukur” dhe kishte ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për gjetjen e saj. Më 24 korrik 2025, autoritetet kanë arritur ta gjejnë dhe ta kthejnë në familje personin në fjalë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe e njëjta ka deklaruar se vullnetarisht ka qëndruar larg shtëpisë”, ka njoftuar policia.
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito