Ka përfunduar pa zgjidhje edhe tentimi i 52-të i deputetëve për të konstituuar Kuvendin.
As kësaj radhe nuk pati dakordim nga ish-partitë e opozitës që të votojnë për themelimin e komisionit për votim të fshehtë.
LVV-ja e ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të Kuvendit, por që e cila nuk po arrin të bind partitë tjera për të siguruar votat e tyre.
Gjykata Kushtetuese të enjten doli me një aktgjykim të ri, në bazë të kërkesës së PDK-së.
Ky aktgjykim ka dalë me masë të përkohshme ku thuhet se nëse deri më 27 korrik nuk bëhet konstituimi i Kuvendit, deputetëve u ndalohet çdo veprim deri më 8 gusht.
Gjykata bëri të ditur se ky vendim hynë në fuqi më 27 korrik.



Të tjera
Në jetë më e rëndësishme është të të dashurojë bashkëshortja
Pse nuk duhet të vendosni deodorant në mëngjes
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe