Kur flitet për telefonat për video-lojëra, shumë njerëz menjëherë mendojnë për telefonat Redmagic.
Ky brend ka ndërtuar reputacionin e tij duke prezantuar vazhdimisht telefona me performanca të larta, të dedikuar posaçërisht për lojtarët. Përjashtim nuk është as telefoni më i ri Redmagic 10s Pro me ekran AMOLED 6.85 inç dhe frekuencë rifreskimi 144 Hz.
Ashtu si modeli i mëparshëm, REDMAGIC 10S Pro përdor Android 15 si bazë për sistemin e përshtatur operativ REDMAGIC OS 10.5. Ai drejtohet nga çipi Snapdragon 8 Elite, por me një ndryshim kyç: REDMAGIC ka overclock çipin, duke rritur frekuencën nga 4.32 GHz në 4.47 GHz. Edhe pse duket si ndryshim i vogël, kjo premton për përdoruesit performanca dukshëm më të mira të procesorit dhe grafikes, shpjegon HypeBeast.
Me modelin 10 Pro, Redmagic prezantoi sistemin e ftohjes ICE-X, i cili është përmirësuar më tej në këtë telefon të ri dhe quhet ICE‑X v2.0.
Përveç që është i mirë për video-lojë, 10s Pro është i përshtatshëm edhe për përdorim të përditshëm. Ka dy slot për kartela SIM, mbështetje për 5G dhe Wi-Fi 6E, si dhe NFC. Ka certifikatë IP54 për rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve, dhe ka sensor të gjurmës së gishtit të integruar poshtë ekranit.
Të tjera
“Kosova në rritje ndërkombëtare” – Avokati Halilaj vlerëson punën e Gërvallës
A do të merrte vota ndonjë kandidat i Listës Serbe, prej Lëvizjes Vetëvendosje? – Ja çfarë thotë Albulena Haxhiu
Presidentja sllovene bën thirrje që të mos harrohet katastrofa në Ga*za