Pak vite më parë, ideja e një makine tërësisht elektrike nga marka BMW M dukej si “e pakapshme”.
Por një makinë e tillë është në punë dhe bazuar në deklaratat e bëra nga shefi i divizionit M, do të jetë e jashtëzakonshme, shkruajnë mediat e huaja.
Madje sipas Frank van Meel, EV-ja e re “do të mundë gjithçka që keni parë ndonjëherë”.
Motor Trend parashikon se sedani i ri elektrik i performancës nga marka gjermane do të jetë makina me përshpejtim më të shpejtë në historinë e saj, duke arritur sprintin 0-60 mph (0-96 km/h) në më pak se 3 sekonda.
E-motorët mund të jenë të ftohur me ujë dhe vaj, dhe një arkitekturë elektrike 800 volt do të mundësojë karikim ultra të shpejtë DC.
Van Meel ka zbuluar gjithashtu se bateritë do të kenë një kimi të ndryshme nga ato të modeleve të tjera Neue Klasse dhe se ato do të kenë një sistem ftohjeje të përmirësuar.
Të tjera
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe