Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, javën tjetër do ta ketë përballjen e radhës në kualifikimet për Champions League.
Skuadra nga Tetova do ta zhvillojë ndeshjen e fazës së tretë kualifikuese kundër Qarabag FK.
Loja do të zhvillohet në Shkup, të martën e 5 gushtit nga ora 20:00.
Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri synon të arrijë fazën finale të kualifikimeve të garës më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.
Shkëndija ka arritur sukses historik pasi që në fazën e dytë arriti ta eliminojë gjigantin rumun, Steauan nga Bukureshti.
Të tjera
Përgjigja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim
Ambasada e Italisë mbledh zyrtarët italianë aktivë në Kosovë për diskutime mbi zhvillimet në vend
Dyshimet për parregullsi, ZKA dërgon në Prokurori 69 raste të auditimit