Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija, javën tjetër do ta ketë përballjen e radhës në kualifikimet për Champions League.
Skuadra nga Tetova do ta zhvillojë ndeshjen e fazës së tretë kualifikuese kundër Qarabag FK.
Loja do të zhvillohet në Shkup, të martën e 5 gushtit nga ora 20:00.
Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri synon të arrijë fazën finale të kualifikimeve të garës më të rëndësishme të futbollit evropian për klube.
Shkëndija ka arritur sukses historik pasi që në fazën e dytë arriti ta eliminojë gjigantin rumun, Steauan nga Bukureshti.



Të tjera
Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po përfundon
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq
Maratona e Palestinës rikthehet pas 2 vitesh ndërprerje për shkak të luftës në Gaza