Tre persona janë raportuar si të zhdukur në 24 orët e fundit në Prizren dhe Vushtrri.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dielën rreth orës 21:00 një burrë në Prizren është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Prizren / 22.06.2024 – 21:00. Me 24.06.2024 një femër kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Edhe në Vushtrri është raportuar se dy gra në raste të ndara janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyet më.
“ Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.
Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30. Me 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raport.



Të tjera
Ylli i ri i Realit do të marrë një ‘ndalesë’ nga kompeticioni evropian, nëse luan ndaj Cityt
Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro në tokë dhe i dorëzon në polici
Noti, ndër sportet më të rëndësishme për shëndetin