Zhdukje 780x439

Tre të zhdukur në 24 orët e fundit në Prizren dhe Vushtrri

Tre persona janë raportuar si të zhdukur në 24 orët e fundit në Prizren dhe Vushtrri.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dielën rreth orës 21:00 një burrë në Prizren është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Prizren / 22.06.2024 – 21:00. Me 24.06.2024 një femër kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Edhe në Vushtrri është raportuar se dy gra në raste të ndara janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyet më.

“ Vushtrri / 24.06.2024 – 05:45.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.

Vushtrri / 22.06.2024 – 04:30.  Me 24.06.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër është larguar  nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për  vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, bëhet e ditur në raport.