Një person (babai) pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me thikë djalin e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00 në Mitrovicë.
“Mitrovicë Jugu / 25.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.



Të tjera
Vitamina D ndikon në jetëgjatësinë e pacientëve me kancer
Gjashtë pajisje shtëpiake që shpenzojnë energji edhe kur janë të fikura
Ushqimet që duhet të hani për një shikim më të mprehtë