Një person (babai) pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur me thikë djalin e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:00 në Mitrovicë.
“Mitrovicë Jugu / 25.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte kanosur me thikë djalin e tij ankuesin kosovar pas një mosmarrëveshje. Ankuesi nga frika është alivanosur dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.



Të tjera
Numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta afër fundit, ky është rezultati
Vedat Muriqi gëzon nxënësit e Shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren
Tuchel merr vendimin e pazakontë, Anglia do të luajë edhe një ndeshje shtesë në Botëror