Kompania e re e Mate Rimac, Verne, e prezantuar në vitin 2026, u jep shoferëve kontroll të madh brenda automjetit autonom.
Bëhet e ditur se Verne po ndërton një aplikacion për udhëtime që do t’i lejojë drejtuesit të vendosin temperaturën, ndriçimin dhe aromën e automjetit para se të arrijnë te ai.
Forma unike e Verne vjen nga dizajni i kabinës.
Kompania e dizajnoi veturën duke maksimizuar hapësirën për këmbë, për të cilën pretendohet se është më e madhe se e një Rolls-Royce.

Siç raportohet, brenda veturës ka vetëm dy vende, sepse Verne zbuloi se 90 për qind e udhëtimeve përbëhej vetëm nga një ose dy persona.
Gjithashtu, modeli përmban një ekran info-argëtues, edhe pse i mungon timoni dhe pedalet.

Pjesa e jashtme unike e Verne fsheh kamerat, radarët, sistemet LIDAR dhe mekanizmat e pastrimit të integruara thellë.
Verne së pari do të dalë në rrugët e Zagrebit në vitin 2026, në Kroaci, përpara se të zgjerohet në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Lindjen e Mesme.

Ka plane për t’u zgjeruar në mbarë botën dhe kompania tashmë po ndërton objektin e saj të parë të prodhimit në Kroaci.
Kompania mban emrin e Zhyl Vernit.



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1