Tragjedia që goditi familjen Kelmendi pas humbjes së 15-vjeçarit Eldion Kelmendi ka prekur thellë jo vetëm të afërmit, por edhe miq, kolegë dhe ish-banorë të Big Brother VIP Albania, ku mori pjesë fituesi i këtij edicioni, Gjesti.
Në ceremoninë mortore të mbajtur në fshatin Pavlan të Pejës, të pranishëm ishin shumë persona që shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre.
Mes tyre u pa edhe Egli Tako, i cili ka qenë një nga figurat e afërta me Gjestin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Egli shihet duke e ngushëlluar Gjestin, ndërsa emocionet dhe dhimbja pasqyrohen qartë në fytyrat e tyre.
Pamjet nga varrimi tregojnë se Egli, së bashku me ish-banoret e tjera të Big Brother VIP Albania, Danja dhe Rizarta, kanë qenë pranë Gjestit në këto momente tepër të vështira.




Të tjera
Rrisni imunitetin tuaj përmes këtyre ushqimeve
Rastet kur nuk këshillohet konsumimi i hudhrës
Muzika ‘qetëson nervat para operacionit’, sikurse qetësuesi