Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paraqitur ndryshimet e mëdha në Sahat Kullën e Prishtinës, një prej monumenteve më të rëndësishme në kryeqytet.
Rama ka publikuar fotografitë para dhe pas restaurimit.
I pari i kryeqytetit ka theksuar se pas restaurmit, ora e Sahat Kullës ka filluar të rrahë sërish.
Rama ka shkruar se me ndriçimin modern, Sahat Kulla sot është një nga pikat më të bukura në Prishtinës natën.
“Sahat Kulla – Përtej kohës! Pas dekadash heshtjeje, mekanizmi i Sahat Kullës u restaurua dhe ora e qytetit filloi të rrahë sërish, duke rikthyer një pjesë të shpirtit të Prishtinës.Me ndriçimin e saj modern, Kulla nuk është më vetëm monument i historisë, por është bërë një nga pikat më të bukura dhe më të dukshme të qytetit natën”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Bëni këto gjëra çdo ditë që të ndiheni të lumtur
7 marsi, festa shqiptare e mësuesit
REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin