Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur angazhimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve.
“Mirëpres angazhimin e presidentit DonaldTrump për përfundimin e luftës në Gaza dhe lirimin e të gjitha pengjeve,” deklaroi Macron në një postim zyrtar.
Ai i bëri thirrje Izraelit të angazhohet me vendosmëri për këtë plan.
“Pres që Izraeli të angazhohet në mënyrë të vendosur mbi këtë bazë. Hamasi nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të lirojë menjëherë të gjitha pengjet dhe të ndjekë këtë plan,” shtoi ai.



Të tjera
“Shuplakë” për Ramën? Ambasadori amerikan në NATO me mesazh të fortë: “Keni përfituar në kurriz të taksapaguesve amerikanë”
Situata mund të tensionohet! OVL-UÇK paralajmëron protesta dhe flet për përshkallëzim
Çfarë tha Bedri Hamza pasi Haga shtyu shpalljen e aktgjykimit?