Palestinezët në Gaza kanë përjetuar një natë pa zhurmën e aeroplanëve, dronëve dhe shpërthimeve nga sulmet shkatërruese izraelite. “E vetmja gjë që qëndron pezull mbi Gaza sonte është shpresa. Asnjë dronë. Asnjë bomba. Asnjë qiell portokalli. Vetëm heshtje, një tingull kaq i rrallë këtu, saqë pothuajse ndihet i çuditshëm”, ka deklaruar për Al Jazeera, Hind Houdari.
“Jemi të sigurt, fëmijët tanë janë të sigurt. Jemi mbledhur me bijtë dhe bijat tona në paqe, është mirë”, deklaroi një burrë palestinez.
Në kampet e improvizuara të mbushura me njerëz në të gjithë Gazën jugore, familjet që janë zhvendosur vazhdimisht më në fund po gjejnë një moment qetësie.
“Frika brenda nesh është zhdukur dhe tani mund t’i shohim të dashurit tanë, familjet tona, fqinjët dhe miqtë që janë ende gjallë”, deklaroi një palestinez tjetër.
Në Gaza, autoritetet po bëjnë përjekje për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Rreth 1,200 misione mjekësore, më shumë se 850 misione shpëtimi, 900 misione shërbimi për të restauruar linjat e ujit dhe kanalizimeve. Janë kryer edhe afërsisht 700 misione humanitare për shpërndarjen e pakove ushqimore.
Autoritetet paralajmerojnë për praninë e objekteve metalike të rrezikshme pranë ndërtesave të shkatërruara. Ata bëjnë thirrje për kujdes për të parandaluar lëndimet e civilëve ndërsa mijëra njerëz kthehen në zonat e kontaminuara, shumë prej të cilëve kërkojnë edhe trupat e të afërmve të mbetur nën rrënoja. Shërbimi i OKB-së për Veprimet Kundër Minave, i cili vlerëson se mbi 200,000 tonë municione të papërplasuara mbeten në Gaza dhe mund të duhen deri në një dekadë për t’i pastruar. /SHENJA
Të tjera
Fëmijët në kohën e teknologjisë, çfarë duhet të kenë parasysh prindërit
Trump: Nuk i thashë Zelenskyt se duhej t’ia dorëzonte të gjithë Donbasin Rusisë
Goli i dhjetë i Mbappes në La Liga e rikthen Realin në vendin e parë në tabelë