Samsung Health mund të marrë disa përmirësime të dukshme në të ardhmen e afërt.
Kodi i zbuluar në Android Authority sugjeron që aplikacioni do të marrë aftësi si skanimi i ilaçeve dhe ndërveprimi medikament-alergji në një përditësim të ardhshëm.
Veçoritë e reja u zbuluan të fshehura në kodin e aplikacionit, që do të thotë se ato janë aktualisht në zhvillim dhe nuk janë ende të disponueshme zyrtarisht, shkruajnë mediat e huaja.
E para do t’ju lejojë të skanoni ilaçin tuaj dhe të shtoni automatikisht informacione rreth tij. Ndoshta, të dhënat si emri i ilaçit dhe doza.
Në thelb, ju ndihmon të gjurmoni medikamentet tuaja dhe jep këshilla rreth tyre, si dhe përshkrime të përgjithshme dhe efekte anësore të mundshme nga mjekimi i shtuar.
Veçoria e dytë që është aktualisht në punë është për ndërveprimet medikament-alergji.
Ju do të jeni në gjendje të zgjidhni nga disa alergjitë e zakonshme ose të shtoni tuajën dhe Samsung Health mund t’ju informojë nëse një ilaç mund t’ju shkaktojë një reaksion alergjik



Të tjera
Pse duhet të filloni të hani ananas sa më shpesh?
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1