Mediat italiane raportojnë se Juventusi po hyn në një javë vendimtare, e cila mund të përcaktojë jo vetëm fatin e sezonit, por edhe të trajnerit Igor Tudor në stolin bardhezi.
Sipas Corriere dello Sport, “Zonja e Vjetër” po përballet me një periudhë kritike pas pesë barazimeve radhazi, që kanë ngritur pikëpyetje mbi formën dhe stabilitetin e skuadrës. Fitoret janë tashmë të domosdoshme në mënyrë që projekti i Tudor të mos vihet në rrezik.
Sfida e parë në këtë seri të vështirë vjen të dielën kundër Comos, një ndeshje që shihet si mundësia ideale për t’u rikthyer te fitorja dhe për të rikthyer qetësinë në ambientin bardhezi.
Igor Tudor
Pas kësaj, Juventusin e pret një përballje shumë më e fortë në Ligën e Kampionëve, ku do të udhëtojë për në Madrid për t’u përballur me Realin — një duel prestigjioz dhe vendimtar për moralin e skuadrës.
Java do të mbyllet me një tjetër test të madh në kampionat, në “Olimpico” kundër Lazios së Maurizio Sarrit. Bardhekaltrit nuk po kalojnë momentin më të mirë, pasi pas një vere pa përforcime kanë mbetur me një skuadër të dobësuar krahasuar me sezonin e kaluar.
Megjithatë, gazeta thekson se mbetet e paqartë nëse këto objektiva do të jenë të mjaftueshme për të garantuar që Igor Tudor ta përfundojë sezonin në stolin bardhezi, nëse rezultatet e ardhshme nuk do të jenë bindëse.




Të tjera
13 këshilla nga një nënë për vajzën e saj, si ta jetojë jetën
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë