Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se VV ka fituar Podujevën, Kamenicën e Shtimen, derisa shtoi se me votat në diaspora mund ta fitojnë edhe Gjilanin pa balotazh.
“Jemi në 12 komuna në balotazh nëse e përfshijmë edhe Gjilanin aty”, tha Kurti.
“Të vetmet komuna që VV nuk është në balotazh janë Kllokoti, Sharri, Juniku, Klina dhe Theranda”, tha ai.
Kurti shtoi se “pritet numërimi i votave të diasporës dhe me kusht”.
“Pjesa e parë e garës përfundoi mbrëmë, prej sot i përvishemi punës për balotazh, synimi ynë është i qartë që kandidatët tonë të fitojnë në këto komuna dhe të kthehet e të vazhdojë qeverisja e mirë.”
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është shumë i mirë”, tha ai më pas.



Të tjera
7 shenja fizike se po kaloni në depresion
Gjendet i vdekùr një i mitur në Gjakovë
Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën