Bulliqi: Për fitore në Llap punuam për 4 vite, qeverisje me transparencë e duar të pastra

Shpejtim Bulliqi ka marrë besimin e plotë të qytetarëve llapjanë, për të udhëhequr komunën e Podujevës edhe për një mandat të dytë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Bulliqi, në zgjedhjet e 12 tetorit arriti të sigurojë hiç më pak se 20 mijë e 407 vota, apo 53,42 %.

“Ne kemi punuar për 4 vite për të pasur këtë besim të qytetarëve. Puna jonë është besimi i qytetarëve që na kënë dhënë ditën e djeshme. Nuk ka qenë dicka që nuk është pritur, për arsye se ne kemi punuar për 4 vite, dhe kemi qenëshumë pranë qytetarëve dhe qytetarët e kanë vlerësuar punën tonë dhe angazhimin tonë. “, ka thënë Bulliqi.

Tutje, Bulliqi ka rënditur disa nga arsyet, sipas të cilën shtynë llapjanët t’ia besojnë një mandat të dytë.

Mes tjerash, Bulliqi ka përmendur disa nga top- projektet, që e presin atë në mandatin e ri.

“Ne tashmë e kemi bërë një program pune, atë që e kemi paraqitë para qytetarëve tonë. Është funksionalizimi i trafikut urban, ngrohja qendrore, impianti i ujërave të zeza, akumlacioni i Pollatës, parku industrial edhe shumë e shumë punë tjera që pritet gjatë këtij mandati t’i bëjmë.”

Ai ka lënë dukshëm prapa me vota, kundër kandidatin e LDK-së, Ekrem Hysenin, i cili mori jo më shumë se 14 mijë e 932 vota apo 39,08%.