Kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicë, Faton Peci ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë fushatës.
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Peci në Mitrovicë grumbulloi 15 mijë e 340 vota, derisa para tij qëndron Arian Tahiri i PDK-së me 15 mijë e 368 vota.
“Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit. Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, thuhet në postimin e Pecit në Facebook.



Të tjera
7 shenja fizike se po kaloni në depresion
Gjendet i vdekùr një i mitur në Gjakovë
Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën