Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në Mitrovicë, Faton Peci, ka reaguar sërish lidhur me garën në Mitrovicë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Peci ndër të tjera ka deklaruar se interesat në Mitrovicë ishin të mëdha, duke kritikuar mënyrën se si u raportua për këtë komunë.
“Dua t’ju falënderoj gjithsecilin dhe gjithsecilën prej jush për qytetarinë e lartë të treguar dje dhe përgjatë gjithë kësaj fushate. Faleminderit për qëndresën dhe qartësinë, për besimin dhe mbështetjen në ditën e votimit, te kutia e votimit”, deklaroi Peci.
“Le të presim deri në numërimin edhe të votës së fundit. Një gjë është e qartë: Mitrovica nuk u thye! Interesat në Mitrovicë janë të mëdha, dhe kjo e arriti kulmin e shpërfaqjes dje nga çfarë dhe si u raportua për rezultatin zgjedhor. Por interesi i Mitrovicës dhe qytetarëve të saj është mbi të gjitha, e bashkë me ju do ta mbrojmë dhe përparojmë atë”, shtoi ai.



Të tjera
7 shenja fizike se po kaloni në depresion
Gjendet i vdekùr një i mitur në Gjakovë
Ferati për Përparim Ramën: Nuk është në shërbim të LDK-së kur ditën e zgjedhjeve postoi fotografi me Elmi Reçicën