Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është një zhvillim pozitiv dhe i rëndësishëm
“Angazhimi i Mbretërisë së Bashkuar për stabilitet ne Ballkanin Perëndimor është një zhvillim i mirëpritur dhe i rëndësishëm për rajonin. Britania, edhe pse pas Brexit-it nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, mbetet një fuqi globale me ndikim të konsiderueshëm diplomatik, politik dhe të sigurisë. Përfshirja e saj në këtë proces është një shtysë e re që i jep peshë ndërkombëtare përpjekjeve për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Voca ka potencuar se angazhimi britanik në Ballkan tregon se rajoni nuk është lënë pas dore dhe sjell një qasje pragmatike në siguri, në bashkëpunim me SHBA-në dhe NATO-n.

“Ky angazhim është i rëndësishëm për dy arsye kryesore: së pari, ai dërgon sinjal të qartë se Ballkani nuk është lënë në mëshirë të krizave të brendshme apo ndikimeve destabilizuese nga jashtë; së dyti, Britania sjell një perspektivë më të drejtpërdrejtë dhe pragmatike në çështjet e sigurisë, duke forcuar koordinimin me SHBA-në dhe aleatët e NATO-s”, ka shtuar ai.
Të tjera
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit