Një debat i vogël mes moderatorëve dhe personazheve të njohura ka shpërthyer së fundmi në rrjetet sociale, duke marrë vëmendjen e fansave.
Tema nisi nga një deklaratë e Dojna Memës, e cila tha se Kiara Tito e kishte hequr nga ndjekësit në Instagram, por rrjeti shpërtheu me reagime të ndryshme.
Moderatorja e “Portokallisë”, duke qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, sqaroi se nuk e kishte hequr ajo, por se veprimi ishte bërë i pari nga vetë Dojna.
Menjëherë pas kësaj, Mema reagoi përsëri përmes Instastory, ku publikoi një mesazh të shumë viteve më parë me motrën e saj, ku ajo i kërkonte të hiqte Kiarën nga Instagrami, duke bërë kështu situatën edhe më ironike.
Luiz Ejlli, partneri i Kiarës, nuk e la pa koment këtë situatë dhe reagoi me humor. Ai publikoi një “mesazh” të tij dhe Kiara Titon, ku moderatorja e pyet për ndeshjen Serbi–Shqipëri.

Në bisedë, Kiara shkruan:
“Manaj do bëjë gol pjesën e parë, dhe ashtu mbaron.”
Ejlli i përgjigjet:
“I ke pirë ilaçet o jet?”
Ndërkohë Kiara i kthen:
“Ja mbaje mend.”
Bashkangjitur me këtë postim, Luiz Ejlli shtoi me ironi:
“Mua kur më pyesin direkt jashtë kamerave, kam këllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejt! Sepse ndjehem rehat, e nuk merrem me sajesa që i besojnë vetë. Thënë kjo, tema është e paparë, dhe kam shumë interes ta tjerr edhe më shumë se kaq publikisht. Natën e mirë.”
Fansat kanë reaguar me komente pozitive dhe humor, duke vlerësuar ironinë dhe stilin e Luizit, ndërsa tema e debateve mes moderatorëve vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjet.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit