Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në margjinat e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, të dy udhëheqësit diskutuan mbi tema kyçe të samitit, përfshirë sigurinë, rritjen ekonomike dhe migracionin, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët si energjia, mbrojtja, infrastruktura dhe edukimi, njofton zyra për informim e Kryeministrit.
Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për vazhdimin e mbështetjes së KFOR-it në Kosovë për të paktën tre vjet të tjera, si dhe për thirrjen e djeshme në seancën e OKB-së për njohjen e Kosovës dhe për dorëzimin e terroristit Milan Radoiçiq nga ana e Serbisë, thuhet në këtë njoftim.
Të tjera
Afër detit, afër mbretit – të mirat e ujit të kripur
“Njeriu pemë” rikthehet në spital, ka nevojë për operacione shtesë
Qumështi i bletëve dhe efektet e tij