Kandidati i koalicionit VLEN Blerim Islami ka fituar bindshëm në raundin e dytë ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e koalicionit Maqedonia Jote, udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Sasho Velanovski.
Blerim Islami ka marrë 3 mijë e 979 vota ose 57.38 për qind, kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha 40 vendvotimet në Dollnen, raporton KP.
Kujtojmë, sot në 33 komuna, përfshirë qytetin Shkup, u mbajtën zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të komunave në Maqedoninë e Veriut.



Të tjera
Postimet në rrjetet sociale nxisin zilinë mes femrave
Policia zbulon prerje të paligjshme të pyllit në Kaçanik, konfiskohen motosharra
KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj një fermeri pasi derdhi qumësht në lum