Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar Astrit Deharin derisa tha se ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në Lëvizje dhe në shoqëri.
Kurti ka thënë se, Astrit Dehari ishte shembull i guximit, i ndershmërisë dhe i përkushtimit për drejtësi.
“Në këtë përvjetor të nëntë të mbytjes së tij në burgun e Prizrenit, së bashku me kolegë nga Qeveria, Kuvendi e Lëvizja vizituam familjen Dehari e së bashku bëmë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta mbi varrin e Astritit, në nderim të jetës dhe idealit që ai mishëroi. Astriti mbetet simbol i përpjekjes për një shoqëri të drejtë e të lirë. Ai është frymëzim për secilin aktivist të Lëvizjes sonë, nga më i riu e deri te çdonjëri. Ai vazhdon të jetë udhërrëfyes i angazhimit të secilit për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të denjë”, ka shkruar Kurti.
“Ai është ndër ne, në çdo hap të rrugës sonë për drejtësi dhe dinjitet. Lavdi jetës dhe veprës së Astritit! Drejtësi për Astrit Deharin”, ka shkruar Kurti.



Të tjera
5 hapa të thjeshtë për t’u ndier të lumtur
Polonia dhe Rumania do të vendosin sistem të ri mbrojtës ndaj dronëve rusë
Finoku – pak kalori, por i pasur me vlera ushqimore