Shefja e Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, i ka reaguar ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit në një intervistë për Gazetën Express e ka quajtur “shitje të tradhtisë si vlerë”, tregimin e saj se si nuk e kishte votuar Isa Mustafën në 2014-ën për kryeministër, shkruan Gazeta Express.
Hollaj ka shkruar se Isa Mustafa po e sulmon një lidere që “në çdo hap e ka mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës”.
Hollaj ka thënë se nuk është tradhti të mos u bindesh verbërisht liderëve si Isa Mustafa, që sipas saj “ devijojnë nga parimet dhe shkelin interesat e Kosovës”.
“Është akt guximi. Është thelbi i demokracisë që Presidentja Osmani e mbron me konsistencë.”, ka shkruar ajo.
Shefja e stafit të Osmanit tutje ka shtuar se deputetët s’janë robotë të komanduar, por përfaqësues të popullit.
“Këtë e sanksionon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e jo ndonjë “rregull” i politkbërjes joparimore që Isa Mustafa do ta rikthejë për ta kontrolluar politikën si dikur”, ka shtuar ajo.



Të tjera
KEDS punëson për herë të parë 15 gra lexuese të njehsorëve, hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore
Arrestohet Arianit Sllamniku
Pesë sekrete për të mos humbur asnjëherë valixhet në aeroport