Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po vazhdon të bëjë fushatë me stilin performativ, shpesh edhe me gjuhë të theksueshme trupore.
Pasi në fushatën e zgjedhjeve parlamentare përdorte metafora populiste si gërshërët, për të treguar se e kishte “prerë” një terminal doganor, këtë herë në Obiliq si ka folur për qepje të thesit dhe shpuarje të gishtërinjve të kundërshtarëve politikë.
Kurti foli për një thes të shqyer të cilin tha se po e qepin.
Sipas Kurtit, pushteti i tij i mirë e qepi këtë thes dhe ua ka shpoi duart me gjilpërë atyre që i kishin futur brenda.
Kurti pëdor rëndok në fushata zgjedhore fraza të këtij lloji, metafora populiste me një gjuhë figurative që duket spontane dhe e “popullit”, duke përforcuar ndjenjën e konfrontimit me “kundërshtarin”.
Në raportin e fundit për vendin, Bashkimi Europian përmendi gjuhën e ashpër dhe “keqpërdorimin e burimeve publike”.
”Fushata zgjedhore ishte konkurruese, por u shënua edhe nga raste të retorikës së ashpër, keqpërdorimit të burimeve publike dhe presionit shoqëror e politik në zonat me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në raport.



Të tjera
KEDS punëson për herë të parë 15 gra lexuese të njehsorëve, hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore
Arrestohet Arianit Sllamniku
Pesë sekrete për të mos humbur asnjëherë valixhet në aeroport