Pas numërimit të mbi 97 për qind të votave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka shpallur fitoren në garën për kryetar të Mitrovicës.
Sipas rezultateve të deritanishme, Peci ka siguruar 53,53 për qind të votave, që i korrespondojnë 17,542 votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka marrë 46,47 për qind, ose 15,228 vota, raporton “Bota Sot”.
Në një reagim në Facebook, Peci ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për besimin që i kanë dhënë.
“Me përulësi faleminderit Mitrovicë”, ka shkruar ai.



Të tjera
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Arsyet pse duhet të hani gjalpë kikiriku