Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në balotazhin e djeshëm, duke e cilësuar atë si dëshmi të pjekurisë demokratike dhe përkushtimit qytetar ndaj vendit, transmeton Kosova Post.
Në një postim në rrjete sociale, Kurti u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që ushtruan të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e mbajtjes së përgjegjësisë ndaj kryetarëve të komunave për premtimet e dhëna.
“Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna,” ka shkruar Kurti.
Ai gjithashtu u është drejtuar aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se tash partia do të qeverisë në shtatë komuna – më shumë se në çdo periudhë tjetër më parë.
“Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore,” ka shtuar Kurti.



Të tjera
Haradinaj sfidon pas zgjedhjeve: “Aleanca mbetet forcë stabile dhe e besueshme në skenën politike!”
Sveçla shpërthen pas zgjedhjeve: “VV nuk humbi nga idetë, por nga koalicioni i pazareve!”
Kosova foli me votë, me besim dhe me qartësi