Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke vlerësuar procesin si një dëshmi të pjekurisë demokratike të vendit.
“Edhe një herë, Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike. Shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjitha institucionet e vendit për punën e shkëlqyer që kanë bërë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se dita e zgjedhjeve konfirmoi fuqinë dhe stabilitetin politik të Aleancës, e cila ka triumfuar në pesë komunat ku ka qeverisur deri tani, ndërsa do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi dhjetë të tjera. Në kuvendet komunale, sipas tij, AAK do të përfaqësohet me 98 asambleistë.
“Ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët. Aleanca është këtu dhe do të mbetet me rezultate e punë edhe më të madhe”, ka shkruar Haradinaj.



Të tjera
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për krime lufte
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera
Arsyet pse duhet të hani gjalpë kikiriku