Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk e kishte pavarësinë e Kosovës.
Veç kësaj, Hill tha se kur ekzistonin problematika serioze gjatë Marrëveshjes së Rambujesë, supozonin se pas tyre ishte Demaçi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Ne e dinim që Adem Demaçi ishte kundër çdo negociate me serbët dhe ishte kundër çdo gjëje që nuk trajtonte çështjen e pavarësisë. Pra, kur ekzistonin problematika serioze të rënda, ne supozonim që është Demaçi pas këtyre”, tha ai.
Hill theksoi se në këtë pikë, mendonin se nuk ishte ndonjë person që ta nënshkruante marrëveshjen.
Po ashtu, në të njëjtin dokument thuhej se antagonisti kryesor politik i UÇK-së ishte Adem Demaçi.



Të tjera
Disa këshilla për ta menaxhuar një lidhje në distancë
KEDS përfundon investim të rëndësishëm në Nënstacionin Prizreni 1
Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë