Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, ka mohuar mundësitë se mund të ketë parregullsi në procesin zgjedhor në Mitrovicë, duke thënë se ky qytet sipas saj ka ‘’folur qartë dhe pastër’’.
Në reagimin e saj, deputetja Haxhiu, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës, duke deklaruar se kjo e fundit po mundet që ta marrë ‘’rezultatin në tavolinë’’.
‘’Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të.
Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor.
Por Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë’’, ka shkruar ajo.



Të tjera
Me hudhër dhe limon humbni peshë shpejt e lehtë
Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube
“Jam krenare për punën time” – Vjen reagimi Hajdarit pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore