Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, diplomati amerikan, Christopher Hill tha se në takimin me Hashim Thaçin nuk e ka ndjerë veten se ishte në praninë e një vrasësi.
Sipas Prokurorisë, dëshmitari kishte thënë për mbrojtjen se në takim ishte një person që kishte reputacion që ishte i përfshirë në të shtëna me armë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Por, për personin që kishte deklaruar më herët se donte të hynte në takim me armë, dëshmitari tha se nuk i kujtohet se ka thënë që ai njihej si “një person që shtinte me armë”.
“Personi që donte të hynte në takim së bashku me armën, nuk dukej si një person i nivelit të lartë në hierarki. Por, mund të shihej se ai nuk ishte thjesht një trupojë-një roje, por nuk kishte askush tjetër armë brenda shtëpisë. Nuk më kujtohet ta kem thënë se ky person njihej për gjeste të tilla. Nuk jam shumë i qartë me këtë citim”, tha Hill.
“Kam thënë që nuk isha, përgjigje negative”, tha dëshmitari.
Dëshmitari tregoi se në takim kanë qenë një person, Jakup Krasniqi dhe Thaçi përveç ndërkombëtarëve.
Pas kësaj, Hill tha se Jakup Krasniqi njihej si zëdhënësi i UÇK-së.



Të tjera
Me hudhër dhe limon humbni peshë shpejt e lehtë
Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube
“Jam krenare për punën time” – Vjen reagimi Hajdarit pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore