Christohper Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se kishte opinione të vlefshme për pozitën e Rexhep Selimit në UÇK.
Ndërsa, duke folur për takimin në Likoc që kishte ndodhur më 29 korrik 1998, Hill tha se menduan që Selimi do kishte pozicionin që të jepte përgjigje për propozimin e tyre për një grup negociator me Serbinë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kurse, Hill tha se kur nuk morën përgjigje nga Selimi, kuptuan që përfaqësonte opinione të Grupit të Drenicës, të cilit edhe i takonte.
Në takimin në Likoc, dëshmitari tha se ka pasur edhe persona të tjerë por që nuk i kujtohet të ketë folur me ata përveç se me Rexhep Selimin.
Dëshmitari tha se me Thaçin nuk është takuar më përpara takimit në Dragobil. Por, ai shtoi se emri i tij përmendej si dikush me të cilin ai duhej të takohej.



Të tjera
Drita vazhdon ngritjen në Evropë, e tejkalon Ballkanin në renditjen e UEFA-s për klube
“Jam krenare për punën time” – Vjen reagimi Hajdarit pas ngritjes së aktakuzës për rezervat shtetërore
Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi