Familja e Haki Imerit, thotë se Kosova ka fituar sepse qytetari u lodh.
Ata përmes një shkrimi në Facebook, kanë thënë se Mitrovica u çlirua politikisht dhe se aty ku dikur sundonte arrogance tash e tutje do qeverisë dinjiteti dhe përgjegjësia ndaj qytetarit.
“-Kosova fitoi. Fitoi sepse qytetari u lodh nga hijet dhe klanet, kriminale qe sunduan skenen politike per dy dekada ..
– Fitoi sepse Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo i dhanë kuptim çdo vote me përgjegjësi, jo me premtime boshe.
-Dhe në atë pasqyrë u pa qartë kush punon për qytetarin dhe kush punon për pushtetin.
– Albin Kurti, Donika Gërvalla dhe Faton Peci janë fytyrat e një Kosove që ecën përpara, që sundon me ligj, jo me frikë, dhe dhune.
-Mitrovica u çlirua politikisht. Tani ajo drejtohet nga një bir i saj, që njeh rrënjët dhe realitetin, dhe jo nga komandati i Skenderajt, Sami Lushtaku..
-Faton Peci mori besimin e qytetarëve dhe do ta kthen Mitrovicën në simbol të shpresës, sigurise dhe barazise .
Ata fitoren e Pecit e konsiderojnë më tepër se lokale, gjersa shtojnë se atje u shtri sovraniteti i Qeverisë Kurti 2.
“-PDK dhe LDK e legjitimuan bashkimin me njëra-tjetrën edh epse dikur PDK-ja vriste LDK e LDK-ja vajtonte dhe akuzonte PDK per vrasje sot jane te bashkuara si mishi me thua..
-Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje dhe Guxo po e forcojnë rrënjën e tyre politike.
– Po ndërtojnë shtet, jo sistem interesash. Fitoret e tyre janë pasoje e punës, jo e propagandës..
-Fitorja e Faton Pecit në Mitrovicë është më shumë se lokale.
-Aty ku u shtri sovraniteti i Qeverisë Kurti 2, aty u shtri vota e bindjes.
-Qytetari i Mitrovicës foli qartë: duam zhvillim, , duam siguri, jo sundim, shantazh e ndarje ..
-Urime Kryeministër Albin Kurti.
-Urime Ministre e Jashtme Donika Gërvalla-Schëarz.
-Urime Kryetar i Mitrovicës Faton Peci.
– Kosova fitoi sepse qytetari foli dhe politika e vjetër do te iken ..”, vazhdon reagimi.



Të tjera
Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe rezistence
Ja sa kripë duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët