Ish-diplomati amerikan Christopher Hill vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. Seanca e sotme nisi në orën 09:00, ndërsa Hill e filloi dëshminë e tij një ditë më parë. Ai është dëshmitari i pestë i paraqitur nga ekipi i mbrojtjes në këtë proces.
Gjatë dëshmisë së dhënë të martën, Hill deklaroi se ishte përfshirë në çështjen e Kosovës në maj të vitit 1998, me urdhër të sekretarës amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilës i raportonte drejtpërdrejt. Ai shpjegoi se roli i tij si diplomat kishte qenë të ofronte mbështetje dhe të kërkonte një zgjidhje politike për të ndalur dhunën në Kosovë.
Hill tha se, së bashku me kolegët e Departamentit të Shtetit, kishin punuar në një plan autonomie që do t’i kthente Kosovës vetëqeverisjen.
Dëshmia e tij u dha në përgjigje të pyetjeve të avokatit Luka Mishetiq, përfaqësues i mbrojtjes së Hashim Thaçit.
Ai shtoi se deri në maj 1998 nuk e kishte vizituar ende Kosovën dhe se gjatë bisedimeve të Dejtonit fokusi kishte qenë përfundimi i luftës në Bosnjë. Megjithatë, Kosova përmendej shpesh nga përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan që kërkonin vëmendje dhe zgjidhje për vendin.
Në vijim të dëshmisë, Hill tregoi se kishte zhvilluar biseda për Kosovën edhe me Sllobodan Millosheviqin, duke theksuar se diplomacia amerikane e kishte të qartë që Kosova do të ishte “çështja e radhës” pas Bosnjës.
Në pyetjen e avokatit Mishetiq se a kishte pasur në atë kohë ndonjë figurë që fliste me autoritet në emër të shqiptarëve të Kosovës, Hill u përgjigj se kjo kishte qenë një nga sfidat më të mëdha.
“Sfida kryesore ishte të gjendeshin njerëz që mund të flisnin me autoritet. Çdokush kishte një mendim, por ishte e vështirë të gjendej dikush që kishte ndikim real politik. Një prej atyre që gëzonte autoritet të qartë ishte kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova,” tha Hill.
Ai pyet pse nuk përmendet ndikimi i DGSE-së franceze.
“Dëshmitarët e mbrojtjes dihet se kujt ia mbajnë anën; disa paguhen për ta thënë “të vërtetën”, disa e shmangin dhe e deformojnë realitetin për nevoja momentale të Thaçit. Disa dëshmitarë flasin për interesat e shërbimeve sekrete të huaja që, për të mos i lakuar emrat e tyre në këtë gjykatë, janë përfshirë në marrëveshje.Pse, për shembull, nuk përmendet ndikimi i DGSE-së franceze — shërbimi sekret që, përmes agjentit të tyre dhënderr Serb Denhear Arnaudit, kishte rekrutuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin — dhe pse këshillat e DGSE-së nuk rezultuan në dënime apo në paraburgim në Hagë? Apo pse nuk përmendet UDB-ja serbe — shërbimi sekret që kishte rekrutuar vëllanë e presidentit të Kosovës, G. TH, dhe përmes dosjeve të para-luftës dhe të luftës kishte shantazhuar Hashim Thaçin, megjithëse ai nuk përfundoi në burg?”, deklaron Miftari.
Ai bën edhe pyetje tjera, për figurat që dikur quheshin “thesar kombëtar”.
“Si ndodhi që Hashim Thaçi, si president i Kosovës, të ketë këshilltarë dhe bashkëpunëtorë me lidhje aktive me UDB/BIA-n serbe, të cilët mblidhnin prova dhe blinin dëshmitarë të rremë për të dëshmuar në këmbim të qindra mijëra eurove — dëshmi që, sipas pretendimeve, kanë qenë të rreme kundër UÇK-së? Pse, për shembull, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë patur pranë njerëz me lidhje me UDB-në pas luftës dhe shpesh i quanin “thesar kombëtar” persona si Baton Haxhiu, Fatmir Sheholli, etj., ndërkohë që u lejuan vrasjet e figurave të lidhura me UDB-në si Ibush Kllokoqi, Kamajl Shabani, Selim Broshi? Pse ky dallim — nga arsyeja e vrasjeve dhe arsyeja e lejeve për bashkëpunim? Pas shpartallimit, u linin nacionalistët e LPK-së në Perëndim, dhe pas vrasjeve të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladrovcit, arrestimeve të grupit të Nait Hasanit, vrasjes së Ahmet Krasniqit, vrasjes së Mujë Krasniqit, etj., Hashim Thaçi mori kontrollin komplet edhe mbi fondet e luftës dhe mbi UÇK-në — që nga konferenca e Rambo Buajes, kur Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova mbetën jashtë vendimmarrjeve për të ardhmen e Kosovës. Sipas pretendimeve, aktorët ndërkombëtarë, veçanërisht ata francezë, amerikanë, gjermanë, serbë dhe rusë, e konsideronin Demaçin dhe Rugovën si nacionalistë të pakompromis — Demaçi për liri me çdo çmim dhe Rugova për liri përmes paqes dhe dialogut. Pra, Hashim Thaçi u preferua nga ndërkombëtarët sepse me të mund të realizoheshin synimet e tyre; ai kishte pranuar edhe autonomi brenda kornizës së Serbisë, por Serbia nuk e pranoi atë marëveshje, dhe nëse do ta pranonte, sot Kosova ndoshta do të ishte nën pushtim”, shprehet ish- eprori i UÇK-së.
Ai jep detaje tjera rreth ish- presidentit Thaçi, gjersa shton se UÇK nuk bëri krime lufte gjatë 1998/99, por pas luftës krimet kanë vazhduan, siç thotë ai me dijeni, heshtje dhe miratim të klanit të Hashim Thaçit.
“Pas luftës, Thaçi, me nënshkrimin e tij, demobilizoi UÇK-në, lejoi ndarjen e veriut të Kosovës dhe SHIK-un e bëri policinë e tij sekrete. Ai krijoi, siç pretendohen, një qeveri në hije, lejoj dhe nxiste linçime, kërcënime dhe deri te eliminimet fizike të kundërshtarëve politikë dhe biznesorë. Këta kundërshtarë brenda PDK-së, megjithatë, i mbajti afër si “servilët” e tij — që i duheshin për një kohë të caktuar për realizimin e qëllimeve të veta; pasi i kryente qëllimet, i linte në rrugë, i etiketohej, arrestoheshin me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe prokurorëve të PDK-së dhe, sipas pretendimeve, disa edhe eliminoheshin.
Në fund, ai Hillin e quan pro- serb dhe të paguar nga organizata serbe.
“Hilli (emri i përmendur) është shprehur pro-serb dhe, sipas pretendimeve, punon dhe paguhet nga organizata serbe që merren me lobime pro-Serbe në Amerikë; ai mbrohet sot në Gjykatën Speciale të Kosovës si dëshmitar, dhe kjo krahasohet në tekst me mbrojtjet e krimeve të luftës si ato të Millosheviqit apo Pavkoviçit”, përfundon ai.



Të tjera
Policia heton rastin ndaj Arianit Sllamnikut për dyshime mbi shitjen e ilaçeve si “kurë” për autizmin
A duhet t’ia kontrolloni mesazhet partnerit dhe përse e bëjnë njerëzit këtë gjë?
Sot në Davos, Kurti do të flasë për demokracinë e Kosovën