Ambasada e Kosovës në Ankara, ka reaguar pas aksidentit ajror të një aeroplani ushtarak turk ku vdiqën disa ushtarë, transmeton KosovaPost.
Në reagim, I shprehet ngushëllimet familjeve të viktimave, dhe popullit popullit të Turqisë.
“Shprehim dhimbje të thellë për tragjedinë e rënies së avionit ushtarak të Forcave të Armatosura Turke. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e të ndjerëve, Forcat e Armatosura Turke dhe popullin e Republikës së Turqisë. Në këtë ditë të vështirë, Republika e Kosovës qëndron pranë Turqisë”, thuhet në reagim.
Një aeroplan ushtarak mallrash turk u rrëzua sot pranë kufirit të Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, njoftoi Ministria Turke e Mbrojtjes.
Siç raporton AP News, transmeton Klankosova.tv, ministria njoftoi në rrjetet sociale se avioni C-130 ishte ngritur nga Azerbajxhani dhe po kthehej në Turqi.
Ende nuk dihet se sa anëtarë të ekuipazhit ishin në bord. Një operacion kërkim-shpëtimi është nisur në koordinim me autoritetet azerbajxhanase dhe gjeorgjiane, tha ministria.
Avionët ushtarakë të mallrave C-130 përdoren gjerësisht nga Forcat e Armatosura Turke për transportin e personelit dhe operacionet logjistike. Turqia dhe Azerbajxhani mbajnë bashkëpunim të ngushtë ushtarak.



Të tjera
Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe rezistence
Ja sa kripë duhet të konsumoni për të mos rrezikuar shëndetin
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët