Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.
Sipas Osmanit, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë, raporton KosovaPress.
“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, tha Osmani.



Të tjera
Këto janë ushqimet e shëndetshme për zemër
ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta
Bimët mjekësore që largojnë ankthin dhe stresin