Trupi gjykues e pyeti Hillin për Adem Demaçin. Sipas diplomatit amerikan në pension, Demaçi ishte një person që kishte qëndrime të ashpra ndaj Serbisë dhe “një lloj mllefi” pasi kishte qenë i burgosur.
“Ai nuk ishte një person me të cilin mund të bashkëpunoje, të punoje në një dokument. Kishte opinione shumë të forta. Por, në aspektin e bashkëpunimit ishte i vështirë dhe ne nuk ishim të interesuar ta promovonim atë si person”, tha Hill.
I pyetur nëse ishte kundër që Demaçi të bëhej pjesë e ekipit për në Rambuje, Hill tha se nuk ishte në favor që ai të merrte rol udhëheqës.
“Në mungesë të komandës, kishte luftë mes njerëzve për pozicione. Ai mendonte se kishte vuajtur më shumë dhe mendonte se i takonte një rol udhëheqës. Unë nuk doja që ai të ishte personi që ta konsolidonte këtë rol. Ishte shqetësim”, tha ai. / REL



Të tjera
Wesley Clark do të fillojë dëshminë të hënën e ardhshme – seanca e 21 nëntorit anulohet
FSK-ja merr pjesë në takimin për siguri dhe mbrojtje në Mbretërinë e Bashkuar
“Kjo është e rrezikshme” – Kritika të ashpra ndaj LDK-së, PDK-së, AAK-së e Nismës: Po e mbajnë peng shtetin për interesa politike