Derisa kanë mbetur vetëm pak ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për formimin e qeverisë së re, vëmendja vazhdon të jetë tek pyetja se a do të arrij mandatari Glauk Konjufca t’i sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër.
Përballë këtij procesi, qëndrimet kundërshtuese të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Nismas, pavarësisht rrezikimit të buxhetit për vitin e ardhshëm dhe pagave për transmetuesin publik, po thellojnë polarizimin ekstrem mes partive politike.
Në lidhje me këtë situatë ka folur analisti politik Gani Qarri, i cili ka treguar se çfarë e shpjegon këtë ndarje të thellë dhe a do të arrijnë palët të gjejnë një pikë të përbashkët.
“Vendimi i Albin Kurtit për ta propozuar Glauk Konjufcën si mandatar të ri për kryeministër, figurën më karizmatike të pozitës për të cilin më herët, vet opozita kishte deklaruar se do ta votonte në rast se do të propozohej për kryeparlamentar, ka vendosur opozitën në sprovë të rëndë politike, ndaj duke pasur parasysh gjendjen kritike pa qeveri, pa buxhet të miratuar, si dhe pa marrëveshje të votuara në Kuvend me BE-në dhe Bankën Botërore për zhvillim, në të cilën për shkak të ngërçit politik ndodhet Kosova, dëshmohet qartë nevoja urgjente për bashkëpunim ndërpartiak dhe maturi politike nga opozita, duke ofruar bashkëpunim minimal për krijimin e institucioneve të reja legjitime, të dala nga zgjedhjet kombëtare të 9 shkurtit”, ka thënë Qarri.
Kjo pasi siç thotë analisti partitë janë të obliguar para votuesve të tyre dhe qytetarëve, që të kontribuojnë në mbarëvajtjen e shtetit dhe zhvillimin e një demokracie funksionale.
“Opozita duhet ofruar bashkëpunimin e nevojshëm për krijimin e qeverisë legjitime dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme të shtetit, ndërsa LVV-në dhe kryeministrin në detyrë z. Albin Kurti, po qe e zonja mund ti sfidojnë me programe e ide të reja dhe bëjë konkurrencë me projekte të përparuara zhvillimore, e jo ta thellojnë përçarjen dhe bastardojnë kulturën politike për interesa të ngushta partiake, sepse shkaku i qëndrimeve të saj, kundër interesave të shtetit dhe parimeve të demokracisë, krejt përgjegjësia do të bie mbi opozitën dhe do ti hakmerret rëndë, nëse vendi do të detyrohet të shkojë, për herë të tretë brenda vitit 2025, shkaku i saj, në zgjedhje të reja”, ka nënvizuar ai.
Ai ka rikujtuar se z. Glauk Konjufca ka treguar lidership sa ishte kryeparlamentar dhe qasje të pavarur në raport me partinë e tij.
Andaj, sipas Qarrit është e habitshme se si partitë opozitare janë pozicionuar kundër Konjufcës si kryeministër i ardhshëm.
Prandaj, Qarri ka thënë se para se kjo (eventualisht) të ndodhë, duhet medoemos t’u bëhet e qartë të gjithë qytetarëve, që me votën e tyre legjitime si sovran i pa diskutueshëm i këtij vendi, të mos e lejojnë një aventurë të tillë kaq të rrezikshme e cila mund të na kushtojë edhe me shuarjen e shtetësisë së Kosovës, të fituar me aq mund e gjak nga disa gjenerata.
“Droja se me mbështetjen e z. Konjufca do të rritej fuqia elektorale e VV-s dhe forcohej imazhi politik i liderit të saj Albin Kurtit, si dhe frika se po fitoj z. Albin Kurti edhe një mandat, të gjithë udhëheqësve partiak dhe personave të dyshimtë që dëshmohet se kanë grumbulluar pasuri të kundërligjshme do tu konfiskohej ajo dhe kthehej shtetit, pavarësisht që qëndrimet e opozitës bien në kundërshtim të plotë me premtimet e veta, se z. Konjufca do ta votonin për kryeparlamentar, ka bërë që të njëjtit njerëz dhe parti, tani ta refuzojnë edhe z. Konjufca për pozitën e kryeministrit. Opozita para nevojës urgjente për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe rrezikimit të funksionalitetit të vet shtetit të Kosovës, duhet të ndryshoj medoemos qëndrimin aktual, ani pse mund të ketë premtime hipotetike nga jashtë apo shpresë për rimarrjen e pushtetit, me ndihmën e figurave sarkastike si Grenell & C0, ndryshe edhe gjasat që z. Konfjuca t’i sigurojë 61 votat e nevojshme, mbeten shumë të vogla”, ka shtuar Qarri.
“Ato sa vinë e bëhen më të zëshme, ani pse AAK dhe Nisma me mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme rrezikojnë seriozisht të bien nën pragun zgjedhor dhe të deponohen përfundimisht në arkivin e segmenteve të dështuara të politikës në vendin tonë.
Me këtë rast duhet cekur se propozimi për kryeministër i z. Konjufca nga LVV përveçse ishte propozimi më i mirë i mundshëm dhe kandidati më i preferuar edhe nga opozita, në rrethanat aktuale, për hir të interesave madhore të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, do duhej të krijohej të paktën një qeveri e përkohshme, qoftë edhe si zgjidhje e momentit për votimin e buxhetit të shtetit dhe miratimin e marrëveshjes me BE-në, që të mos i humbim si shtet 882 milion euro të vëna në dispozicion në kuadër të planit të rritjes për Kosovën, si dhe mese 100 milion tjera nga Banka Botërore për projekte të reja dhe zhvillim”, ka shtuar ai.
Sipas tij, po të ishte opozita kaq kundërshtuese ndaj ndërhyrjeve të Serbisë dhe listës serbe në çështjet e brendshme, ndoshta sukseset e Kosovës do të më të mëdha edhe brenda edhe në arenën ndërkombëtare.
Në fund publicisti Qarri ka paralajmëruar se deputët që po e kundërshtojnë Konjufcën si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme mund të mos jenë më në postet e tyre
“Ndryshe nëse të gjithë deputetët e opozitar, mbajnë qëndrim të njëjtë me partitë e tyre, duke marrë përsipër që ti humbin edhe mandatet e deputetit, ngase në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja, nuk mund t`ua garantojë më askush rifitimin edhe të një mandati të dytë. Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pak dite afat kushtetues për formimin e qeverisë së re, megjithëse nuk do ishte fer as e drejtë, jo vetëm për shkak të z. Konjufca i cili edhe si kryetar i Kuvendit ka mbajtur qëndrim shumë të balancuar politik, madje shpesh herë në seancat parlamentare, u jepte përparësi partive opozitare, para deputetëve të partisë së vet, por edhe shkaku i interesave të shtetit, për të mos e lënë vendin pa buxhet të miratuar për vitin 2026 dhe pa miratimin e marrëveshjeve me BE-në, fatkeqësisht gjasat që edhe z. Konjufca ti sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër i ri i vendit, duket të jenë minimale, ani pse mandati i tij, ndoshta nuk do të zgjaste më shumë se disa muaj, apo thënë më konkretisht, deri në fund të marsit apo muajin prill të vitit të ardhshëm, kur duhet të votohet për presidenten/in e shtetit, dhe në rast mospajtimi, duhet të shkohet në zgjedhje të reja, për të cilat është bërë kaq e padurueshme dhe po i kërkon me këmbëngulje opozita”, ka përfunduar Qarri.



Të tjera
Ky grup njerëzish nuk bën të hajnë banane
Çfarë tregon shpejtësia e ecjes për shëndetin tuaj?
10 gabime që bëjnë prindërit me fëmijët