Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas deponimit të kallëzimit penal që u bë ndaj tij nga Komuna e Prishtinës për mosalokimin e mjeteve buxhetore për kryeqytetin.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se ‘marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi’. Sipas tij është Rama që nuk ka arritur të miratoi buxhetin e kryeqytetit në afat ligjor, transmeton KosovaPress.
“Marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi. Vetë ai nuk ka arritë me e miratu buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor, dhe tash mendon me e hedhë fajin e dështimit personal tek të tjerët me shfaqje sikur kjo me kallëzim penal”, ka shkruar Murati.
Sipas kallëzuesit, katër zyrtarët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të kompetencave, për shkak të bllokimit të miliona eurove të dedikuara për Komunën e Prishtinës.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe kryetai i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka reaguar pasi komuna ka bërë kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për mosalokim të fondeve.
“Hekuran Murati, shihemi në Prokurori”, shkruan Rama në Facebook.



Të tjera
Turqia përsërit mbështetjen për Palestinën në 37-vjetorin e shpalljes
Çiftet që diskutojnë për shëndetin e tyre mendor janë më të prirë të keni lidhje të lumtur
Lojtar i mahnitshëm